Nënë e 7 fëmijëve, Von der Leyen një fjalim për gratë: Të jesh nënë apo të bësh karrierë!
“Shumë prej grave janë përballur me zgjedhjen e vështirë, të jesh nënë apo të bësh karrierë. Si nënë e shtatë fëmijëve dhe si Presidente e Komisionit Evropian, lutem që kjo të ndryshojë. Por unë i njoh pengesat me të cilat përballen gratë “deklaroi Von der Leyen, në fjalën e saj në G20 për gratë.
Nisur nga kjo ajo tha se duhet të përpiqemi të krijojmë kushtet e duhura në mënyrë që të gjitha gratë të kenë mundësi të barabarta në tregun e punës.
Bashkimi Evropian synon të zvogëlojë hendekun e punësimit gjinor me 50% deri në vitin 2030:
“Për ta arritur këtë, gratë kanë nevojë për mbështetjen e duhur. Ne kemi nevojë për pagesa prindërore dhe leje prindërore për nënat dhe baballarët. Ne duhet të ofrojmë më shumë për fëmijët. Ne duhet gjithashtu të shtojmë ndihmën për të moshuarit “, shtoi udhëheqësja e BE, duke shtuar se këto politika kërkojnë një ndryshim kulturor, por edhe burime financiare.