Emocionon Orgesa Zaimi: “Erdhe në një ditë të shenjtë, dhurata ime më e madhe”

Një mëngjes ndryshe ka mbërritur sot në shtëpinë e këngëtares shqiptare Orgesa Zaimi! Gëzimi i saj i parë Bora, feston 5-vjetorin e lindjes, gjë që ka bërë mami Orgesën t’i kushtojë disa rreshta prekës të voglës së saj, në të cilat na zbulon edhe ditën e shenjtë me të cilën përkoi ditëlindja e vogëlushes: “5 vjet me pare u bera mama, Zoti me bekoi me dhuraten me te madhe, Bora lindi e bukur dhe e shendetshme 3.6 kg 52 cm. Ne oren 10 te mengjesit te 25 tetorit 2012 kur ate dite festohej festa e Fiter Bajramit.
Borushi im
Shpresoj qe te ta bej jeten drite sic je dhe ti, e shtrenjta ime!
Je e rrethuar me dashuri ta dish, fat dhe shendet te uroj perhere e mençmja ime sy kalter” lexohet në urimin e Orgesës. Këngëtarja është gjithashtu mama edhe e vogëlushit Kron! Stafi i Kids’ Time i uron edhe 100 Borës së vogël./Kids’Time/

Share With:
Translate »
1274 Views