Emocionuese | Babai takon të birin dhe mbesën që nuk e kishte takuar kurrë

Një burrë 66 vjeçar u shfaq ballë për ballë me djalin që nuk e kishte takuar kurrë më parë në një moment emocional të transmetuar drejtpërdrejt këtë mëngjes.

Ollie Aris, 28 vjeç, u rrit në Britani të Madhe nga nëna e tij, si prind i vetëm dhe dinte pak për babanë e tij Les Senzon, 66 vjeç, një skenarist me qëndrim në SHBA.

Pas një përpjekje për të krijuar një marrëdhënie nëpërmjet Facebook dështoi, Ollie mendoi se kishte humbur shansin për të përmbushur ëndrrën e tij për të takuar babanë.

Takimi i përzemërt shkaktoi lot tek shumë shikues të ITV, që transmetoi rastin.

Les tani planifikon të kalojë Krishtlindjen me Ollie dhe mbesën e tij 12 javëshe, Blake, të cilën ai e takoi gjithashtu në të njëjtin moment.

Share With:
Translate »
565 Views