Emocionuese/ Gerti Bogdani nderohet me medalje nga Kosova, çmimin e tërheqin fëmijët e tij

Pas vdekjes, Gerti Bogdani është nderuar me medaljen “Urdhri Dr. Ibrahim Rugova” për kontributet e tij të jashtëzakonshme në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare, dhe avancimin e paqes dhe demokracisë në rajon. Ky nderim është dhënë nga Presidentja e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, dhe u bë në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Çminim e tërhoqën fëmijët e tij, ndërsa në një mesazh prekës, bashkëshortja e Gerti Bogdanit shkruan: “Uroj që fëmijët e çdo babai të ndjehen aq krenarë për babain e tyre sa tanët për ty, Gerti ynë! Faleminderit nga zemra, Presidentes së Kosovës për këtë nderim.” /Kids’Time/

Mund të jetë një imazh i teksti

Ky nderim është një dëshmi e përkushtimit dhe sakrificës së Gerti Bogdanit për të ardhmen e Kosovës, dhe një kujtim i paharruar për të gjithë ata që kontribuan në formimin e shtetit të pavarur.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Share With:
Translate »
60 Views