Nisur nga vajza e Kiarës dhe Luizit: Disa emra bebesh të frymëzuar nga Hëna ☾

Emri i vajzës së Aurela Hoxhës  dhe më pas emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës na solli në vëmendje emrat e fëmijëve që kanë disi lidhje me Hënën. Nëse edhe ju bëni pjesë te grupi i njerëzve që e adhuroni Hënën, ndoshta lista në vijim do t’ju ndihmojë në rast se jeni duke kërkuar një emër për bebin tuaj (ose të dikujt tjetër).

Selene, Selena (perëndesha greke e Hënës)

Luna (nga latinishtja ka kuptimin Hënë; emri i perëndeshës romake të Hënës)

Aylin, Ailin (emër turk që do të thotë “aureolë e Hënës”)

Elara (një nga Hënat e jupiterit)

Mahina (fjalë poliponeze për Hënën, që rrjedh nga perëndesha e Hënës në Hawaii)

Titan (Hëna më e madhe e Saturnit)

Deva (perëndesha e Hënës në kulturën hindu)

Artemis (perëndesha greke e Hënës dhe gjuetisë)

Mona (do të thotë Hënë në anglishten e vjetër)

Diana (perëndesha romake për Hënën dhe gjuetinë)

Amaris (në spanjisht do të thotë “fëmijë i Hënës”)

Luan (emër me origjinë portugeze që do të thotë Hënë)

Ariel (është një nga emrat e pesë Hënave kryesore të Uranit)

Larisa (nga latinishtja do të thotë “e lumtur”; është gjithashtu një nga Hënat e Neptunit)

Apollo (djali i Zeusit, por gjithashtu lidhet edhe me programin e NASA-s që çoi për herë të parë njerëzit në Hënë)

Helene (një nga Hënat e Saturnit)

Aruna (një emër në Japoni me shumë kuptime, një prej të cilëve lidhet me “dashuria e Hënës”)

Hala (aureolë e Hënës)

Share With:
Translate »
219 Views