Enada Hoxha tregon raportin me djalin e saj dhe jep këshillat më të mira për të gjitha nënat
Enada Hoxha përveçse ka arritur të krijojë një karrierë të suksesshme ja ka dalë mbanë të ketë dhe një familje të lumtur. Këto janë dy elementët që njerëzit kërkojnë gjatë gjithë jetës së tyre, prandaj Enada është vërtet për t’u pasur zili.
Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” ku përveçse tregoi aftësitë në gatim, rrëfeu dhe disa gjëra më shumë për jetën familjare dhe sidomos raportin me djalin e saj.
“Kam preferuar që më çunin të kem raportin nënë-fëmijë, por hera herës e trajtoj edhe si shok për të qenë sa më pranë tij dhe ai ta ketë më të lehtë raportin me mua. Duke u rritur nuk është e thjeshtë sepse në kontakt me shkollën dhe shokët janë shumë gjëra që ai nuk ka dëshirë t’i shpreh e të tregojë. Megjithatë unë i flas në atë mënyrë që ai mos të ketë komplekse dhe frikëra për të treguar diçka.” ka thënë Enada.
Për Enadën ishte përgatitur dhe një video-mesazh nga djali i saj Roan. “Je mami më i mirë në botë shpresoj të gatuash një gjë të mirë siç bën gjithmonë. Të dua shumë” i ka thënë Roan. Kjo gjë e ka emocionuar shumë balerinën e famshme dhe ajo ka thënë se djali është suksesi i saj më i madh në jetë.