Ende pa lindur, zbulohet emri i djalit të Adelina Tahirit
Është çështje ditësh që Adelina Tahiri të bëhet nënë për herë të parë. Këngëtarja e njohur nga Shkupi pritet të sjellë në jetë një djalë, emri i së cilit është zbuluar përpara se ai të vijë në jetë. Adelina ka organizuar një baby shower, festa traditë që organizojnë nënat përpara se të sjellin në jetë fëmijët.
Në festën e dekoruar bardhë dhe blu, Adelina ka zbuluar edhe emrin e djalit. Edhe pse është martuar me një avokat maqedonas, Adelina ka vendosur për të birin një emër shqiptar. Prive ka zbuluar se djali i Adelinës do të quhet Jon.
