Ende s’janë bërë prindër: Kështu janë shprehur të famshmit shqiptarë për “fëmijët”
Nuk ka një moshë “të prerë me thikë” se kur duhet të bëhesh nënë. Dasma është si një shenjë se çifti po përgatitet për të zgjeruar familjen. Por nuk është domosdoshmërish gjithmonë kështu!
Të dy mund të vendosin për disa prioritete në jetën e tyre, qoftë karrierën apo shijimin e jetës si dy persona të martuar. Arsyet dhe zgjedhjet janë të ndryshme!
Dhe studimet kanë treguar se duhet të prisnin përpara se të mendoni për familje. Sipas studiuesve në Shkollën e Ekonomisë në Londër, mosha ideale për të lindur një fëmijë është 30 vjeç.
Studimi i publikuar thotë se fëmijët e lindur nga femrat në moshën 30-vjeçare janë më inteligjent dhe kanë performancë më të lartë. Dhe kjo nuk është e vulosur!
Femrat që bëhen për herë të parë nëna në moshën 30-vjeçare, janë më të edukuar, kanë gjendje ekonomike më të mirë, konsultohen në vazhdimësi me mjekun gjatë shtatzënisë dhe e kanë gjithçka të planifikuar.
Disa nga emrat e njohur të ekranit shqiptar janë pyetur e kanë folur për çështjen e të bërit prindër dhe prej tyre kemi marrë këto përgjigje:
Xhensila dhe Bes Kallaku
Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në 1 shtator me një dasëm madhështore me shumë të ftuar. Menjëherë pas dasmës filluan thashethemet që Xhensila është shtatzënë, duke u nisur nga një foto ku këngëtares i dukej barku pak i rrumbullakosur. Këto aludime ranë shumë shpejt poshtë. Gjatë një interviste javën e kaluar, Besi u shpreh se një bebe është në planet e tyre të afërta. Ai madje tha se kjo ishte dëshira më e madhe e Xhensilës.
“Xhensila tani nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. E ndjen dhe ma ka shprehur se është gati për familje”, tha Besi.
Marina dhe Getoar Selimi
Çifti u martua më 10 shtator dhe që atëherë të gjithë prisnim një ndryshim në jetën e tyre. Por jo, përveç asaj profesionale nuk akoma asgjë të re në sfond. Moderatorja tha në një intervistë se ajo dhe Geti ende nuk e kanë menduar, teksa shtoi se është vullnet i Zotit.
“Nuk e kemi menduar është vullnet i Zotit”.
Orinda Huta dhe Turjan Hyska
Ashtu si çdo çift pas martese, edhe Turjan Hyska dhe Orinda Huta u përfolën, nëse këngëtarja ishte shtatzënë. Në një intervistë në 20-vjetorin e emisionit ‘Opinion’, i pyetur nëse po presin një fëmijë, Turjan Hyska u përgjigj:
“Duke punuar jemi. Punët po shkojnë mirë. Me tre turne po punojmë, mëngjes, drekë, darkë dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë”.
Ende nuk kemi asnjë lajm pas kësaj!
Arjola dhe Erion Veliaj
Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu kohë më parë dëshirën për të patur një fëmijë me bashkëshorten e tij Ajola.
“Këtë vit shpresoj se do të bëj një beb të vogël me Ajolën”. Ne jemi akoma në pritje!
Maya Aliçkaj dhe Arben Shuaipi
Këngëtarja e njohur shqiptare u shpreh së fundmi se është vullnet i Zotit, kur do të vijë pjesëtari i ri i familjes.
Artiola Toska
Artiola Toska në klipin e “Këngës Magjike” tha vitin e kaluar, se si çdo çift i martuar, edhe ajo me partnerin dëshironin një fëmijë.
E ka pranuar edhe herë të tjera marrëdhënien e saj të konsoliduar, megjithatë asnjëherë nuk është shfaqur me partnerin dhe pak herë ka folur për jetën private. Nga këngëtarja e mirënjohur nuk kemi ende asnjë lajm!
Juliana Pasha dhe Altin Llakaj
Juliana Pasha është konsideruar si një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare. Ajo ka folur për jetën e saj private, ku u shpreh kështu lidhur me një fëmijë:
“Nëse Zoti do të kishte në plan të na bekonte me një fëmijë mua dhe Altinin, patjetër që do të hiqja dorë përkohësisht nga muzika. Familja për mua është primare”, tha këngëtarja në shkurt të 2016-s.
Elvis dhe Belina Pupa
Aktori kur u pyet se kur do të bëhej prind, nuk mund të kishte veçse një përgjigje me humor:
“Pa merak. Kemi plotësuar formularët dhe po presim përgjigjen e aplikimit”.