Engjëlli që i dërgoi duartrokitjet! Eranda Libohova kujton daljen në skenë pas humbjes së nënës

Të jesh artist është një dhuratë pasi përmes artit mund të depërtosh te njerëzit dhe t’i bësh të ndiejnë, siç Eranda Libohova bën me këngët e saj. Njëkohësisht, e ka ndier mbi supe edhe peshën e kësaj dhuntie: të vazhdojë të jetë artiste edhe kur është gjendur në momente të vështira në jetë.

Ajo u rrëfen gazetarëve të vegjël “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan momentin kur humbi nënën në vitin 2018. Asokohe, Eranda konkurronte në Festivalin e Këngës dhe duhej të ngjitej në skenë 4 ditë më vonë. Ajo kujton se nuk ndihej si herët e tjera, por mendon se atë natë pranë saj është gjendur një engjëll.

Eranda Libohova: Është një profesion që sigurisht duhet të jesh përpara publikut në formë, edhe pse mund të jesh e mërzitur dhe nuk mund të jesh në më të mirën tënde atë natë për të kënduar. Mua më ka ndodhur pikërisht në festival, në vitin 2018 kur humba mamin. Pas 4 ditësh unë duhet të këndoja në Festivalin Kombëtar dhe nuk e kisha atë shkëlqimin tim të përhershëm kur dal në skenë. Megjithatë kur unë mora mikrofonin dhe këndova këngën, e përfundova, kam dalë shumë bukur, madje mora edhe 2 çmime dhe mendoj që në atë moment unë kam pasur në qiell një engjëll dhe mendoj që ka qenë…  mami.

Share With:
Translate »
26 Views