Eni Çobani humb motrën: Largimi yt kaq i shpejtë na la pa fjalë!

Eni Çobani ka dhënë një lajm të trishtë përmes rrjeteve sociale. Juristja ka humbur mikeshën e saj të dashur, të cilën e konsideronte si motër. Eni ka shkruar fjalë tejet prekëse për Migenën, e cila jetonte në SHBA dhe është ndarë nga jeta papritur.

“U nderpre ne mes nje jete e bukur dhe iku nga ne nje moter e shtrenjte si Migen Dibra. E dashur moter largimi yt kaq i shpejte e i papritur na la me zemer te thyer dhe na la pa fjale, por ne nuk do te harrojme kurre e do te kemi me vete çdo moment veshtrimin tend te bukur, zemren tende te bardhe dhe shpirtin tend te madh. Fjalet e tua te dashura prezenca jote dinjitoze do jene gjithmone motivuese dhe do na mbajne bashke perjete. Qofsh e xhenetit motra ime dhe shpirti yt u ndriçofte ne parajse”, shkruan Eni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eni Cobani (@enicobani)

Share With:
Translate »
82 Views