Eni Koçi detyron Gencin të bëjë atë që nuk ia mësoi dot as familja e tij!

Genc Prelvukaj me anë të një fotoje të publikuar në Instagram, ka zbuluar se do të jetë personazh në videoklipin e ardhshëm të partneres së tij, Eni Kocit, me titull ‘Sekreti’. Nga postimi i Prelvukaj duket se këngëtari do të shfaqet në rolin e një djali që pikturon, ndërsa detajet e tjera nuk janë bërë të ditura.

“Kur të merr Eni në xhirim të videospotit të saj të ri me zor. Sidoqoftë jam njëfarë piktori dhe unë. Të rritesh në shtëpi me Musa Prelvukaj dhe Zake Prelvukaj, të dy piktor me profesion dhe mos të marrësh diçka prej tyre nuk bën”, ka shkruar artisti krah postimit të tij më të fundit në rrjetet sociale.
Pas këtij publikimi fansat e dyshes janë duke pritur me shumë kureshtje atë çfarë Genci dhe Eni kanë përgatitur për ta.

Share With:
Translate »
485 Views