Tjetër ngjarje e rëndë në ujërat e Greqisë, mbyten 5 fëmijë dhe 2 të rritur

5 fëmijë dhe 2 të rritur u mbytën paraditen e sotme pranë ishujve të Oinusit në Greqi.

Ata humbën jetën teksa varka e tyre plastike u kthye përmbys në afërsi të ishujve të vegjël. Mediat greke raportojnë se në varkë ndodheshin 19 persona të kombësisë turke, por këtë fakt ende nuk e konfirmuar policia helene.

Pasi spikatën varkën, FRONTEX dhe Roja Bregdetare Greke ndërhynë për të shpëtuar refugjatët, por e patën të pamundur t’i nxirrnin të gjithë të gjallë në breg.

Share With:
Translate »
383 Views