Enxhi tregon arsyen e ndarjes nga partneri pas 7 vitesh: Doja fëmijë…
Këngëtarja, njëherësh dhe moderatorja e njohur e WakeUp Enxhi Nasufi ka qenë e ftuar sëfundmi në një intervistë te “Andale” ku ka folur edhe për ndarjen nga partneri i saj me të cilin kishin pasur një lidhje 7-vjeçare.
Enxhi ka rrëfyer se i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë, ndërsa pa zbuluar arsyen e vërtetë ajo është shprehur se partnerët rriten në drejtime të ndryshme. Gjithashtu Enxhi ka thënë se nga 7 vite lidhje, dy kanë qenë bashkëjetesë.
“Pra nëse unë them dua të bëhem me fëmijë, ai s’është gati akoma, unë s’do rri ta pres sa të jetë gati.”- ka thënë kështu Enxhi ndërsa ka vijuar edhe me motive të tjera, pra duke thënë një sërë problemesh në çift pa treguar arsyen kryesore të ndarjes.