Epike: Ja ç’i tha gjyshja Dojnës kur i pa për herë të parë tatuazhin në trup

Jo vetëm moderatorja Dojna Mema, por edhe gjyshja e saj, është kthyer në një ndër personat më të ndjekur në rrjete sociale, e cila shkrin së qeshuri ndjekësit me batutat e saj.

Së fundmi, teksa i përgjigjet pyetjeve në Instastory, Dojna ka rrëfyer momentin epik me gjyshen e saj, kur i ka treguar tatuazhin e parë që ka bërë në trup.

“Kur kam bërë të parin më tha gjyshja: “Ka ruajtur nëna lekë që ta heqësh, ç’ke ti.”- ka rrëfyer Dojna.- “Ndërkohë kisha vetëm një javë që e kisha bërë.”

“Për çdo tattoo të re që bëj, reagimet fillojnë nga “uaaa, pupupupu”, në: “Boll u zhgarravite, Pse s’i bën me stilolaps, i heq kur të duash.” Ja kështu puna.”- tregon moderatorja në Instastory.

Share With:
Translate »
1250 Views