Erika dhe Eriku, binjakët që na emocionuan në The Voice Kids | Video

Erika është e lindur në Greqi dhe thotë se është gjysmë shqiptare dhe gjysmë afrikane.

“Kam kënduar në shtëpi, në klasë dhe kudo. I bie violinës. Kam bërë shumë koncerte dhe kam fituar shumë çmime”, thotë ajo.

Muzika është një pasion i saj, tjetri?

“Më pëlqen të pikturoj pemët, lulet, qytetet dhe pallatet”, thotë ajo duke qeshur.

Erika i ka të qarta ëndrrat e saj.

“Kur të rritem do të bëhem këngëtare dhe mësuese moderne baleti. Dua të bëhem mësuese…jo kaq dua!”, thotë ajo.

Erika ka një vëlla binjak, që e quajnë Erik. Edhe Eriku ishte pjesë e audicioneve të fshehura të The Voice Kids.

“Dua vetëm që fëmijët e mij të buzëqeshin vazhdimisht”, thotë e ëma e tyre.

Për Erikën u kthye Miriami, ndërsa Eriku nuk kishte të njëjtin fat. Asnjëri prej trajnerëve nuk u kthye për të.

Share With:
Translate »
759 Views