Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa në pritje të fëmijës së dytë?

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një foto, duke i bërë ndjekësit të dyshojnë se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Ajola ka pozuar teksa ka qenë e pranishëme në ekspozitën “I VEGGENTI” në zonën e ish-bllokut në kryeqytet dhe mënyra e qëndrimit të bën të dyshosh.

Ajo ka pozuar me duart e vendosura para, duke u munduar të “fshehë” barkun e saj, por gjithsesi i dallohet pak barku i rrumbullakosur. Kaq ka mjaftuar që të ngrihen aludime dhe ndjekësit të dyshojnë se ajo është shtatzënë.

Vlen të theksohet dhe fakti se Ajola Xoxa ka qenë e rezervuar me publikimin e fotove të saj, kohëve të fundit në rrjetet sociale dhe kjo dallohet nga një vështrim i profilit të saj të Instagramit.

Një tjetër gjë që vlen të përmendet është edhe postimi i kryebashkiakut Erion Veliaj më 25 Prill, pas votimit për zgjedhjet parlamentare. Ai postoi një foto me Ajolën dhe te shkrimi krahas saj, vendosi një emoji të familjes me 4 anëtarë. “Votojmë të gjithë si familje, për të mirën, të bukurën dhe qytetarinë. Vota është më e fortë se plumbat”, shkruante Veliaj duke shtuar emojin e familjes me dy fëmijë, por e ndryshoi disa orë më pas, duke e zëvendësuar me një emoji të familjes me 3 anëtarë

Gjithsesi, Ajola Xoxa ende nuk e ka konfirmuar apo të përgënjeshtrojë aludimet se do bëhet nënë për herë të dytë. Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj janë prej 7 vitesh të martuar së bashku, ndërsa në Tetor të 2018-ës u bënë prindër për herë të parë, pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Kajan.

FOTO/ Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa në pritje të fëmijës

Share With:
Translate »
241 Views