Ermal Mamaqi rrëfehet për shtatzaninë e dytë të Amit | Video
Prezantuesja Amarda Toska është sërish në pritje të ëmbël. Çifti i njohur i ekranit lajmëruan fansat se do të bëhen prindër për herë të dytë përmes një fotoje ku shihej testi i shtatzënisë. Por, në një prononcim për emisionin “Jo vetëm modë”, aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi zbuloi më shumë detaje rreth shtatzënisë së Amit. Aktoi nuk e fshehu aspak gëzimin për fëmijën e dytë teksa tha se mezi po e presin. I pyetur nëse i mori leje Amit për foton e publikuar Mamqi tha se ishte një keqkuptim dhe sqaroi se kishte pyetur bashkëshorten thjeshtë nëse i pëlqen apo jo fotoja, pa i treguar që do ta publikonte dhe pas publikimit celularët e tyre kishin filluar të binin. “E kemi marrë me gëzim të madh se me thënë të drejtën mezi e prisnim dhe tani është ai momenti që mezi presim të dimë çfarë është. Për foton që publikova ishte një keqkuptim se unë i thashë Amit: Të pëlqen kjo?
Ajo tha: Po shumë e bukur. Dhe unë e postova edhe pastaj celuari i Amit edhe i imi filloi të bjerë më shumë se kur kemi ditëlindjen.
Dhe Ami vjen dhe më thotë: Mos ke postuar gjë një foto ti që ke thënë gjë?
Po i thashë, unë të pyeta.
Ami më tha: Po, jo mo v’lla unë të thashë është e bukur, por jo për ta postuar. Kështu ndodhin krimet në familje”, tha me humor Mamaqi .
Aktori zbuloi për “Jo vetëm modë”, se tani Ami është 2 muajshe e gjysmë dhe se të dy duan që të jetë gocë, ndërkohë që shtoi se djali i tyre Joeli mezi po e pret dhe pyet çdo ditë se kur do dalë. “Ne kishim 6 muaj që e provonim. Tani Ami është 2 muaj e gjysmë. Ne duam të dy shumë të jetë gocë se një djal e kemi, po edhe po të jetë çun do e mbajm. Lidhur me emrin nuk kemi absolutisht asnjë ide derisa të kristalizohet gjinia. Joeli po e pret si një lodër dhe pyet çdo ditë: Do dali sot? Tani që Ami është shtatzënë do të flejë shumë gjumë, e ka kap me gjum, ishalla është gocë, gocat janë gjumashe”, shtoi Mamaqi./ tvklan.al