Ermal Meta surprizon të sëmurin dhe fëmijët e tij: Do e bëj këngë historinë tënde

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, pas suksesit që pati një javë më parë në Sanremo, duke fituar trofeun e këtij kompeticioni ka surprizuar një të sëmurë me tumor në Itali.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro ishin të ftuar në “C’è Posta per Te”, pasi një burrë që kishte kaluar një betejë serioze me sëmundjen e tij kishte dëshirë t’i bëjë një surprizë gruas dhe dy vajzave për t’i falënderuar dhe për t’u kërkuar falje.

Dy këngëtarët ishin të preferuarit e njerëzve të tij të dashur dhe për ketë arsye ka kërkuar ndihmën e tyre në emision.

“Historia e babait tuaj na dha shumë forcë dhe na bëri të kuptojmë se jeta duhet të merret më lehtë”- është shprehur Fabrizio.

“Ky ishte një mësim i bukur dashurie dhe unë jam i sigurt që do ta bëj një këngë për këtë”, është shprehur Ermali, ndërsa të gjithë janë prekur me historinë e rrëfyer.

Share With:
Translate »
818 Views