Pse fëmijët e sotëm janë jashtë normave, të parespektueshëm dhe në komandë?

Dr. Leonard ka punuar si mjek familjeje dhe psikolog për 27 vjet, ka mbajtur fjalime në të gjithë botën për prindërit, mësuesit, punonjësit social, këshilluesit, psikologët e shkollave dhe profesionistët që merren me drejtësinë. Ai gjithashtu është prind, ndaj parë nga kjo perspektivë ai ka botuar dhe librin e katërt të titulluar “Kolapsi i prindërimit”.

Kam shkruar rreth një vizite të një 10-vjeçari i cili ishte ulur dhe luante me telefonin e tij, duke na injoruar mua dhe mamanë e tij, ndërsa bisedonim për dhimbjet e forta që ndjente ai në stomak. E ëma po më përshkruante të gjithë shqetësimet ndërsa ai në një moment foli: “Mbylle mami, nuk e ke idenë fare se për çfarë po flet!”. Dhe më pas qeshi. Kjo do të ishte një gjë shumë e pazakontë në 1990 apo 2000-shin. Por tani është mëse e zakonshme: fëmijë, djem dhe vajza që nuk tregojnë respekt për prindërit, për njëri-tjetrin, për veten e tyre, verbalisht dhe në forma të tjera. Mamaja e tij nuk bëri asgjë, dukej shumë e sikletosur. Kultura ka ndryshuar rrënjësisht brenda një kohe të shkurtër duke i dëmtuar shumë rëndë fëmijët.

Për çfarë flet realisht libri?
Për transferimin e autoritetit nga prindërit tek fëmijët. Mendoj se fëmijët duhet të trajtohen si të rritur. Mendoj se duhet të presim prej tyre të jenë të pjekur, të kenë sjellje të mirë dhe mendoj se ky është me të vërtetë trajtimi si i rritur, përveç gjërave të tjera, ndonëse fraza është pak e paqartë.
Për shembull, është mëse e zakonshme tani të gjesh prindër që shoqërojnë si shoferë fëmijë 8 apo 12-vjeçar nëpër shkolla të ndryshme. Prindërit thjesht sa rekomandojnë, por janë fëmijët ata që marrin vendimin final. Njoh raste ku fëmijët po merrnin vendime të gabuara, gjë të cilën e kuptonin shumë mirë dhe prindërit, por që ndiheshin të pafuqishëm për ta zhbërë. Duhet të kemi parasysh që ai që vuan është vetë fëmija.

Na thoni disa shembuj të tjerë…
E njëjta gjë ndodh dhe me celularin në dhomën e gjumit. Tani mund të shohësh fëmijë 10, 12, 14, 16 vjeç të cilët e mbajnë telefonin e tyre në dhomë dhe në orën 02:00 të mëngjesit. Prindërit duhet të marrin celularët dhe ti vendosin në karikim në dhomën e tyre. Asnjë fëmijë nuk duhet të mbajë telefon në dhomë pa mbikëqyrje.
Ky nuk është thjesht mendimi im. Është një nga rregullat zyrtare të Akademisë Amerikane të Pediatrisë të botuar në tetor 2013. Por do të habiteshit po të njihnit numrin e lartë të prindërve të cilët e kanë të pamundur ta zbatojnë këtë rekomandim. Ata ndjehen pa autoritet mbi fëmijët e tyre në shumë çështje.

I referoheni dhe darkës familjare?
Kërkimet tregojnë që një vakt ushqimor familjar pa shkëputje apo tërheqjeje vëmendjeje është shumë i rëndësishëm. Çdo ditë. Kjo do të thotë që koha e kaluar në shtëpi me prindërit nuk është gjëja më e parëndësishme për tu bërë. Është moment i neglizhuar dhe i harruar në disa familje. Duke dhënë sinjale që koha si familje është prioriteti ynë më i madh, jep mesazhin se familja është shumë e rëndësishme. Kështu që shumë fëmijë kanë marrë arratinë drejt askundit, duke u përpjekur të bëjnë gjëra dhe aktivitete shtesë pa kuptim.

Po në lidhje me kohën e kaluar në makinë?
Jo kufje në vesh. Pothuajse gjithmonë fëmijët i kanë zënë të dy veshët dhe nuk përfshihen në biseda më prindërit. Të gjithë nxitojnë, prandaj koha në makinë është e çmuar. Pikërisht kjo kohë duhet të shfrytëzohet që ju të dëgjoni fëmijën tuaj dhe ai t’ju dëgjojë juve. Vajza ime është 9-vjeç dhe unë di tekstet e të gjitha këngëve nga “Meri Popins”.

Çfarë gjërash mund të bëjnë prindërit që të ndihmojnë një fëmijë apo adoleshent që bëhet një i rritur i vetëplotësuar?
Gjëja e parë që duhet mësuar është përulësia, çka sot është një nga virtytet më pak të hasura. Sa herë takoj një fëmijë e pyes se çfarë do të thotë kjo dhe pothuajse asnjë nuk e ka idenë se për çfarë bëhet fjalë. E kam shpjeguar nga klasa e tretë deri në 12-ën. Fëmijët e ciklit të lartë janë më mizorë se ata të klasave më të ulta. Ata janë indoktrinuar me vetëkënaqësinë pa e kuptuar se si ky vetëvlerësim i fryrë të çon drejt pendimit. E shoh gjatë gjithë kohës. E shoh tek një vajzë të cilës i është thënë gjithmonë se sa e mahnitshme ishte e cila tani është e penduar në moshën 25 vjeç, sepse po punon me një pagë të ulët dhe që ka shkruar 2 novela, por që nuk po arrin dot të gjejë një agjent.
Gjëja e dytë është të shijosh kohën me fëmijët. Mos u merr me shumë gjëra njëkohësisht. Dilni dhe zhvilloni aktivitete jashtë shtëpisë.
Gjëja e fundit: Mësoni kuptimin e jetës. Nuk bëhet fjalë vetëm për një punë të mirë. Nuk lidhet vetëm me arritjet. Ka të bëjë me atë që jeni si qenie humane. Duhet të keni patjetër një përgjigje për këtë.

Share With:
Translate »
729 Views