Ermali kujton momentin më të vështirë të jetës, atëherë kur Joeli e pa duke qarë me ngashërim

Ai aksident i tmerrshëm që Ermali pësoi më shumë se një vit më parë në Ferizaj ishte një moment, nga i cili jo vetëm shpëtoi mrekullisht, por edhe mori një mesazh të mirë.

Duke shkuar në një koncert, Ermali u gjend me makinën e tij 30 metër në ‘fluturim’, por shpëtoi për mrekulli. Lajmin, në atë kohë ai e ndau edhe në rrjet, por sot, nga “Në kurthin e Piter Panit”, pasi u përball me pyetjen cila është frika më e madhe që ka jetuar, iu kthye atij kujtimi. Pasi tha se frika më e madhe që ka provuar është mosduartrokitja e publikut, Ermali kujtoi edhe atë kohë kur, më shumë se për veten, u frikësua për të birin.

Joeli, në atë kohë ishte tre vjeç. Pas aksidentit, nga i cili makina e Ermalit u nda në dy pjesë, Ermali u kthye në shtëpi: “Hapa derën, më doli para Joeli dhe aty më kapi një e qarë… aq sa Joeli tha “babi po qan?” – tha Ermali duke shtuar se sa e tmerrshme mund të ishte nëse do të ndodhte diçka më e keqe.

Ai ishte një prej momenteve më të vështira në jetën e tij, pas të cilit, Ermali u jep një mesazh të gjithëve: “Aty te kilometrazhi i makinës mbani foton e fëmijëve tuaj dhe do ta shikoni që kujdesi do të jetë më i madh”, – tha ai.

Share With:
Translate »
660 Views