Ervini i Big Brother më në fund bëhet “djalë për shtëpi”, i jep fund beqarisë dhe ka një lajm të bukur

Ervin Sinjari është konsideruar shpesh si një ‘don zhuan’ falë lidhjeve të shumta që ka bërë publike nëpërmjet postimeve të tij në rrjetet sociale. E para ishte ajo me fituesen e ‘Big Brother Albania 4’ Ermelën. Pas ndarjes me të, Sinjari vazhdoi një seri lidhjesh të tjera, por ajo që tërheq vëmendjen tek ai është stili i ‘shfrenuar’ i jetesës. Ish-konkurrenti është zhvendosur për të jetuar jashtë Shqipërisë dhe duket se më në fund ka gjetur dashurinë e jetës së tij. Nëpërmjet disa postimeve në ‘Instagram’ ai ka treguar se ka bërë një hap shumë të madh dhe po martohet me bukuroshen brune e quajtur Eri. Ceremonia duket të jetë e thjeshtë dhe ajo që bie në sy është edhe barku i rrumbullakosur i partneres së tij e cila është në pritje të ëmbël.

Share With:
Translate »
806 Views