Është bukur që prindërit ta pyesin fëmijën për ditën e tij kur ai kthehet nga shkolla

Pyetjet e bëra më shpesh janë: “Si kalove sot në shkollë?”, “Si ishte dita juaj?” “Ishte gjithçka mirë sot?” Por përgjigjet e shpeshta që marrin prindërit janë fraza me një fjalë që nuk lënë vend për diskutim. Fëmijët e vegjël nuk mund ta kuptojnë plotësisht kuptimin e fjalive pa qartësi. Ata e kanë të vështirë të përfshijnë lajmet e ditës dhe t’u përgjigjen pyetjeve të tilla.

Duhet të jemi më specifik duke bërë pyetje të tilla si:

  1. Më thuaj sot diçka të bukur që ndodhi në shkollë dhe ju qeshët.
  2. Më thuaj diçka të çuditshme që ndodhi sot.
  3. Me cilët fëmijë luajtët gjatë pushimit?
  4. Më trego për fëmijët me të cilët luajte sot.
  5. Më trego çfarë të të reja mësove sot në mësim.
  6. Çfarë hëngre sot? / Çfarë ju pëlqeu për mëngjes?

Në këtë mënyrë mësojmë për ditën e fëmijës dhe na jepet mundësia të hetojmë nëse ai po përballet me ndonjë vështirësi. Për shembull, nëse na thotë shpesh se nuk ka luajtur gjatë pushimit, ndenji ulur në klasë, nëse nuk na emëron miq, mund ta ketë të vështirë të shoqërohet. Nëse këto pyetje të vogla humbasin nën një pyetje të përgjithshme (Si kaluat?) humbasim mundësi të vlefshme për komunikim kuptimplotë me fëmijën tonë.

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eskperte e shëndetit mendor /Revista Psikologji

Share With:
Translate »
18 Views