“Është e shpifur”, Pasi i publikuan fotot e së bijës, Sophie Turner reagon e revoltuar

Aktorja e njohur e “Games of Thrones”, Sophie Turner është mjaft e ndjekur dhe e komentuar në mediat rozë. Së fundmi, ajo është revoltuar ashpër me paparacët.

Tanimë është e ditur se Sophie dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Joe Jonas, duan ta mbajnë larg vëmendjes mediatike jetën private, por sidomos vajzën e tyre Willa. E vogla e dyshes erdhi në jetë 10 muaj më pare dhe e ruajtën me mjaft fanatizëm privatësine duke mos i zbuluar portretin. Së fundmi, paparacët shkrepën disa foto dhe i bënë virale pa miratimin e çiftit.

Për këtë arsye Sophie iu drejtua mediave sociale dhe u kërkoi të gjithëve të mos fotografojnë më të bijën, sepse ajo nuk e ka zgjedhur këtë jetë.

“Është e frikshme që burra të moshuar bëjnë fotografi të një bebeje pa leje. Më ka ardhur në majë të hundës, jam e neveritur dhe po kërkoj me respekt nga të gjithë që të ndalojnë së na ndjekuri ngado dhe të ndalojnë përpjekjen për të marrë fotografi të vajzës sonë dhe veçanërisht publikimin e tyre. Arsyeja që unë nuk po postoj fotografi të vajzës sime dhe po sigurohem të shmangim paparacët me çdo kusht, është sepse në asnjë mënyrë nuk dua që ato fotografi të bëhen publike… Ajo nuk e kërkoi këtë jetë. Është e shpifur”, u shpreh aktorja.

Share With:
Translate »
269 Views