Thotë se njerku e ka dashur më shumë se fëmijët e vetë, por Elsa sërish do mbiemrin e babait

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Elsa me njerkun e saj Myftarin e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme dhe delikate. Deri në moshën 11 vjeç ajo mendonte se Myftari ishte babai i saj biologjik, por në shkollë zbuloi se ajo mbante një mbiemër tjetër.

Myftari shkoi në gjendjen civile për t’i dhënë vajzës mbiemrin e tij që ajo të mos ndihej më konfuze. Para se gjyshja e saj të vdiste ajo i tregon historinë se si prindërit e saj ishin ndarë dhe i lutet që mos largohet nga Myftari sepse ai e ka rritur si të ishte vajza e saj.

Nena e Elsës ka qenë 19 vjeç kur u nda nga bashkëshorti i saj i parë dhe vajza ishte vetëm 2 muajsh. U nda me bashkëshortin sepse kishin konflikte të vazhdueshme në shtëpi dhe nuk punonte.

Pas rrëfimit të gjyshes, Elsa ka qenë në kërkim të të atit biologjik dhe takoi një zonjë rastësisht e cila vinte nga Gramshi, qyteti ku jetonte babai i saj biologjik. Ajo e pyet për babain, por zonja i tregon se i ati kishte bërë aksident një vit më parë dhe kishte humbur jetën. Ky lajm e tronditi Elsën e cila tashmë kërkon që të ketë mbiemrin e të atit biologjik dhe jo të njerkut.

Elsa tregon se gruaja që kishte takuar nga Gramshi i njofton xhaxhallarët e saj dhe i thotë që ju kërkon mbesa. Ata fillojnë ta kërkojnë mbesën e tyre dhe një ditë e telefonon nëna dhe i thotë që të kanë ardhur xhaxhallarët për ta takuar.

Elsa: Takimi me xhaxhallarët mos mendoni se ishte aq e lehtë, mua mu mbush zemra e shpirti që erdhën sepse mu mbush një boshllëk. Nga i gjithë mundi dhe sakrificë që ky kishte bërë, nuk shkoja dot në Gramsh. Unë dua vetëm të më kalojë mbiemrin sepse me del babi në ëndërr, e dua patjetër.

Ardit Gjebrea: Çfarë të ka munguar ty nga familja e babit që ke këtu?

Elsa: Asgjë, ndjenja një boshllëk, e kuptoja shumë mirë që ai nuk ishte babai im. Nuk e di pse kisha një thirrje gjaku nga ai, më dukej sikur më thoshte mos më harro mua se të kam dhënë jetën.

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi që ty nuk të ka munguar asnjë gjë, ky baba të ka rritur me gjithë të mirat.

Elsa: Ai më mbante më mirë se nga fëmijët e vetë.

Ardit Gjebrea: Pra ky baba të ka mbajtur më mirë se fëmijët e vetë?

Elsa: Po nuk ia mohoj hakun, unë thjesht dua mbiemrin.

Eni Çobani: Me një vendim të gjykatës së shkallës së parë zonja ndryshon mbiemrin dhe bëhet Kasmi dhe me këtë vendim regjistrohet përfundimisht në gjendjen civile si vajza e Hysni Kasmit.

Ardit Gjebrea: Tani ti je që ta ndryshojë mbiemrin?

Eni Çobani: Unë jam që ajo të bëjë atë që të ndjejë, babai është një figurë shumë e domosdoshme bë jetë.

Ardit Gjebrea: Cili baba?

Eni Çobani: Si ai biologjiku dhe ai që të rrit, janë pa dallim në këtë mes dhe nuk ia mohojmë kontributin, por ai që i del në ëndërr në formën në të cilën ajo e shikon dhe ndjen një mungesë, unë them që Myftari duhet ta kuptojë dashurinë.

Myftari shprehet se nuk dëshiron që vajzën ta nxjerrë nga trungu familjar, por në fund të seancën vajza shkon e përqafon njerkun të cilit i thërret baba duke rregulluar marrëdhënien  e tyre.

Share With:
Translate »
132 Views