“Është i shëndoshë!”, si rrallëherë, Rihanna flet për djalin
Rihanna ka ndarë një detaj të rrallë për djalin e saj 6-muajsh. Vogëlushi erdhi në jetë në Maj të këtij viti, por këngëtarja e “Lift Me Up” nuk ka zbuluar ende emrin apo ndonjë foto të tij.
Në një intervistë me “People”, pak përpara shfaqjes së saj Savage x Fenty vol.4 e cila do të transmetohet më 9 Nëntor, ajo foli për gëzimet që i ka sjellë mëmësia.
“Ai është gazmor, i lumtur dhe i shëndoshë! Është i mrekullueshëm. Tani është një fazë e vërtetë përkëdheljesh”.
Në një tjetër intervistë, Rihanna ka shpjeguar se axhendat e ngarkuara nuk e kanë lejuar as atë dhe as babain e fëmijës, reperin ASAP Rocky të flasin për diçka.
“Vërtet nuk kemi mundur. Thjesht kemi qenë duke e jetuar. Por besoj se ka një lloj lirie që vjen me të shprehurit e kësaj”.
Sa i përket shfaqjes së saj të modës, e cila shënon dhe rikthimin e saj në punë pas lindjes, artistja e ka përshkruar si “ngjarja që do jetë për t’u tejkaluar. Është në një shkallë ndryshe nga gjithë ç’kemi realizuar. Është gjigande”.
Rihanna do i bashkohet modeleve në pasarelë duke sfiduar në seksionin “Nëna Natyrë”.