Eshtë vetëm dy muajsh dhe djali i moderatores së Top Medias i paguan faturën

Në 3 janar të këtij viti, Elona Duro solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo lindi një djalë i cili mban emrin Thomas.

Thomas siç duket do të jetë një djalë surprizash kur të rritet. Fillimisht ai i dërgoi një buqetë lulesh për 8 Mars. Por ende pa kaluar muaji, pa patur asnjë rast, Thomas i ka paguar faturën e darkës të ëmës. Nëse nuk e besoni, mjafton të shikoni faturën mëposhtë, gjë të cilën e ka ndarë me ne vetëm mami Elona.

Me aq sa kuptojmë, Thomas do t’i tregojë mirënjohjen mamit që e solli në jetë dhe se mes shumë angazhimesh të saj, ai është prioriteti kryesor dhe ajo gjen gjithmonë kohë të mjaftueshme për të kaluar me të. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
813 Views