“Estia feston, ne tërbohemi”! Stine organizon një super ditëlindje për vajzën e tij

Vajza e vogël e këngëtarit Stine festoi të hënën 2-vjetorin.

Estia tashmë është rritur dhe për festën e saj të ditëlindjes, e ka zgjedhur vetë tortën e ditëlindjes, sigurisht me të atin.

Stine ka publikuar disa video në Instagram, ku shihet bashkë me vajzën në një pastiçeri, duke i kërkuar të zgjedhë tortën e saj, ndërsa e pyet sa vjeçe bën.

“Gëzuar ditëlindjen princesha ime Estia”, shkruan ai në video.

Në darkë këngëtari është mbledhur me familjarët e tij, në një lokal ku shihet në foto duke festuar me një kapuç fëmijësh në kokë.

“Estia feston, ne tërbohemi”, thotë Stine në foton e publikuar në Instastory.

Share With:
Translate »
771 Views