Eva Longoria zbulon sekretin e të gjithë nënave që ushqejnë fëmijët me gji

Aktorja Eva Longoria u bë nënë për herë të parë një muaj më parë. 43-vjeçarja është shkëputur nga sheshi i xhirimit dhe i është përkushtuar me mish e me shpirt rritjes së shëndetshme të vogëlushit Santiago Enrique. Në një postim në profilin e saj në “Instagram” ku zbulon se e ushqen të voglin me gji, aktorja e famshme theksoi faktin se të gjitha nënat i mbajnë flokët topuz gjatë këtij procesi.

“Hey @chrissyteigen a është ky modeli zyrtar i flokëve kur i jep për të pirë fëmijëve? Më duket se jam gjithë kohës me flokët e ç’rregullta topuz. Është shumë e vështirë për t’i stiluar në mënyrë tjetër.” – shkruan krahas fotos Eva.

Share With:
Translate »
570 Views