Eva Mendes ka një këshillë për të gjitha nënat

Eva Mendes, një nënë dhe një aktore e suksesshme, me një karrierë të jashtëzakonshme në Hollywood. Kohët e fundit, ajo ka zgjedhur të jetë pjesë e modës dhe sapo debutoi koleksionin e saj më të ri në New York.

Aktorja 44-vjeçare, ka dy vajza Esmeralda dhe Amada, të cilat i do shumë dhe i adhuron si ato e ndihmojnë atë në dizenjiminn e koleksioneve të veshjeve. Aktorja ka pranuar se i lejon vazjat të modelojnë dhe stilojnë veshjet e tyre sipas dëshirës dhe nuk do të ndikojë tek preferencat e tyre.

Ajo u shpreh: “Unë i lejoj ato të vishen vetë dhe të menaxhojnë garderobën e tyre sipas dëshirës, nuk dua t’i ndikojë aspak. Mendoj se kështu duhet të veprojnë të gjitha nënat, i lini fëmijët të bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë”. Martesa gjashtë vjeçare me aktorin, Ryan Gosling, shkon më së miri dhe ata e shijojnë shumë kohën me familjen e tyre të dashur. Megjithëse, aktorja nuk foli për ndonjë projekt të saj në kinematografi, por tani ajo  është përkushtuar në familje dhe në koleksionet e reja të veshjeve për fëmijë.

Share With:
Translate »
903 Views