Eva Mendes u përpoq të jepte një këshillë prindërimi, por rrjeti iu kthye kundër

“Shpesh më pyesin për fustanin tim të preferuar të tapetit të kuq. Por askush s`më pyet për shprehjen time të preferuar të prindërimit. Po e postoj gjithsesi”, shkruan Eva Mendes në Instagram. Në një album ndau foton e fustanit dhe pastaj të shprehjes së preferuar.

Eva Mendes u përpoq të jepte një këshillë

“Gjuajtja ndaj fëmijës i bën zhvillimit të tij të njëjtën gjë që goditja e partnerit i bën martesës”. Kjo është shprehja e saj e preferuar që nuk ka gjetur mbështetjen nga të gjithë. Një pjesë e komentuesve nuk e pranojnë krahasimin e ndëshkimit qoftë edhe me dhunë, të fëmijës, me dhunën ndaj partnerit. Të parën e justifikojnë me qëllimin për ta edukuar.

Eva Mendes u përpoq të jepte një këshillë

Debati është ndezur në Instagram dhe Eva iu është përgjigjur sërish:

“Faleminderit për komentet tuaja pro dhe kundër. Ne të gjithë prindërojmë sipas mënyrës tonë. Edhe unë vetë nuk ia kam idenë se ç`bëj shumicën e kohës. Sepse prindërimi nuk bëhet me manual. Kur diçka nuk përshtatet me mënyrën time, e lë pa i kushtuar rëndësi. Shumë dashuri”.

Dhuna e çdo lloji dhe ndaj çdo kategorie nuk pranohet, nuk justifikohet dhe nuk ka as sesi sugjerohet. Ndaj, këshilla e Eva Mendes vjen e vyer, sidomos pasi shikon kundështitë që ndeshi.

Eva Mendes u përpoq të jepte një këshillë

EVA MENDES ME VAJZAT E SAJ

Share With:
Translate »
113 Views