Nëna rrëfen tmerrin kur shikon vajzën e përfshirë nga flakët: Gishtat e këmbës iu shkrumbuan…

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një nënë e quajtur Sonila Gashi është 37 vjeçe, nga Elbasani, por jeton në qytetin e Durrësit. Kur ishte 19 vjeçe, e martuan me shkuesi me dikë nga Elbasani. Menjëherë pas martesës ngeli shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Por familja e bashkëshortit nuk e donte dhe nuk e pranonte Sonilën. Vjehrra e saj, e cila ishte e ve, dëshironte të rimartohej sërish dhe ta jetonte jetën rehat, pa praninë e çiftit në shtëpinë e saj. Kur ishte 3 muajshe shtatzënë, Sonila u detyrua për shkak të rrethanave ta hiqte fëmijën e saj dhe të largohej nga shtëpia dhe familja e bashkëshortit. Por edhe pse iku nga shtëpia, bashkëshorti nuk hoqi dorë prej saj. E kërkoi sërish dhe i propozoi të jetonin më vete me qira.

Sonila pranoi dhe provuan të jetonin më vete nga ku sollën në jetë 4 fëmijë, përkatësisht dy vajza dhe dy djem, të moshave: 15, 11, 10 dhe 2 vjeç.

Kur vajza e dytë ishte 18 muajshe, ata jetonin në një shtëpi të braktisur në lagjen e komunitetit rom në qytetin e Elbasanit. Shtëpia nuk kishte as drita, as dritare. Sonila dhe bashkëshorti u munduan ta bënin një mjedis të banueshëm për ta dhe fëmijët e tyre. Vendosën një derë, e lyen, dhe në vend të dritareve kishin vendosur plastmase që të mos lejonin erën dhe shiun. Në vend të dritave, për ndriçim, përdornin qiri.

Por një ditë, teksa vajza e dytë ishte në djep, Sonila e kishte lënë qiririn pranë djepit dhe doli jashtë për të larë disa rroba. Sapo ktheu shpinën, fatkeqësisht djepi mori flakë dhe kur ajo u fut brenda e gjeti vajzën foshnje duke u djegur. E fiku zjarrin, e solli vajzën me urgjencë në Tiranë tek spitali i djegieve, ku menjëherë e operuan. Por vajza e vogël kishte pësuar goxha dëmtime, të cilat janë bërë shkak edhe për gjendjen e saj të vështirë sot.

Mirela Milori: Sa vjeç ka qenë Fabiola?

Sonila: Ka qenë 18-muajshe. Unë gocën e kisha lidhur në djep, çunin e kisha vendosur në divan. Shtëpia ishte e pabanueshme, ma gjeti babi këtë shtëpinë. Nuk kishte drita, ndriçoheshim vetëm me qiri, dritare nuk kishte shtëpia dhe i vura në plastmase dhe isha shtatzënë me çunin. Pas10 ditësh që linda çunin, mua mu dogj goca.

Mirela Milori: Ti le një qiri diku aty afër dhe çfarë po bëje që i le vetëm?

Sonila: Unë shkova tek mami të laja rrobat sepse nuk kisha ujë aty, ishte shtëpia pa asnjë kusht. Shkova tek mami dhe i them kam parë një ëndërr të keqe, mami më tha Zoti bëftë mirë, lëri rrobat dhe ik tek fëmijët. Sikur e ndjeu mami dhe unë ika me vrap. Kur hapa derën, goca kishte marrë flakë në djep, çuni ishte në divan dhe unë kapa vetëm gocën në atë moment dhe dola jashtë, bërtisja me të madhe. Dashtë Zoti aty më qëlloi burri i motrës, është turrur bashkë me mamin, thirra motrën e vogël i thashë shko merr çunin dhe kur doli ishte i gjithi i zi nga tymi. Mora gocën e çova tek spitali i Elbasanit, aty nuk e mori përsipër, ishte djegie shumë e madhe. Erdhëm me ambulancë këtu tek spitali i djegies.

Djalin e shtruan në spitalin e Elbasanit sepse kishte marrë shumë tym, unë isha në Tiranë. Doktorët e panë Fabiolën dhe i ishte djegur e gjithë këmba e majtë, nga kofsha deri tek gishti. 4 gishtat i humbi, iu shkrumbuan dhe këmba ka djegie shumë të rëndë. E komandon këmbën në shtëpi, por kur ecën në rrugë të gjatë jo, ec me karrocë invalidësh. 

Share With:
Translate »
285 Views