“Falenderuese që nuk erdhi në jetë një fëmijë”- Egli Tako për ndarjen nga Olsi Bylyku

Banorja e BBV, Egli Tako, ka folur për historinë e saj të dashurisë me Olsi Bylykun, marrëdhënie 5-vjeçare e cila nuk pati një fund të lumtur, pasi dyshja vendosën të ndaheshin, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.

olsi bylyku

Këngëtarja u shpreh se më mirë që ndarja ndodhi para se të ishte vonë, duke shtuar se është falenderuese që nuk erdhi në jetë një fëmijë apo të ishin martuar.

Ajo theksoi se “ndonjëherë lodhesh, lodhet dikush tjetër”, duke shtuar se marrëdhënia duhet të përfundojë kur shikon që të jep më shumë stres se kënaqësi.

olsi bylyku egli tako

“Më mirë tani se sa më vonë. Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi paraprakisht ardhja në jetë e ndonjë fëmije, ndonjë martese apo ceremoni. E kishim biseduar martesës, por plane jo. Ndoshta kemi qenë të vegjël, ndonjëherë lodhesh, lodhet dikush tjetër. Kur e shikon që më shumë të jep stres se sa kënaqësi. E them që 5 vite janë shumë”, tha Egli Tako.

olsi bylyku egli tako2

Këngëtarja është shprehur se gjatë marrëdhënies së tyre, e kishte fituar besimin e aktorit dhe se në asnjë moment nuk ka dyshuar tek ai.

Ndërsa shtoi se i uron Olsi Bylykut më të mirat në jetën e tij, ndërsa u shpreh se “nuk është fundi i botës”.

olsi bylyku egli tako4

“Vetëm të mira, me gjithë shpirt e them. Nuk është fundi i botës, njerëzit afeksionohen, përfshihen shumë dhe e zmadhojnë gjënë jashtëmase. Vuajtja është e imja në fund të ditës, çfarë të shqetëson ty.

Ai nuk ka qenë tipi që të më linte vend për dyshime. Kam pasur shumë besim përgjatë kohës që kemi ndenjur bashkë. E kishte fituar besimin tim ai”, u shpreh Egli.

Kujtojmë që Olsi Bylyku konfirmoi romancën e dashurisë me gazetaren Denada Lura, mbrëmjen kur ish-partnerja e tij u bë pjesë e Big Brother Vip.

Share With:
Translate »
83 Views