Familja bën apel për foshnjën 1 muajsh që vuan nga zemra, ka 3 muaj jetë

Emiliano ka një muaj e gjysmë që ka lindur, dhe prindërit kanë mësuar se ai ka lindur me vrimë në zemër.
Familjarët kanë kërkuar ndihmë, sepse pamundësia ekonomike nuk u lejon që vogëlushi t’i nënshtrohet një operacioni i cili kushton shumë.
Xhemile dhe Fehmije Koçi tregojnë kalvarin e vuajtjeve në trekëndëshin spitalor Elbasan-Tiranë- Shkodër.
“E kemi vizituar në Shkodër, në Tiranë por na kanë thënë të njëjtën gjë, që duhen lekë për të kuruar fëmijën jashtë vendit. Pas lindjes e kuptuam që fëmija kishte probleme me zemrën. Unë dua që të më dërgojnë jashtë djalin dhe ta kurojnë, shërojnë.” -thotë Fehmije Koçi.
“Doktori na ka lidhur më fushatën e Shkodrës. E kemi dërguar dy herë atje por na kanë thënë që duhen lekë për të dërguar dhe sjellë fëmijën jashtë. Deri në 3 muaj mund të jetojë nëse nuk bën ndërhyrjen.”- shprehet Xhemile Koçi.

Share With:
Translate »
623 Views