Familja e lumtur e Kylie-t dhe Travis, ja si duken ata së bashku
Një familje e lumtur si e tyre përflitet për çdo dalje apo çdo foto të publikuar. Këto Pashkë mblodhën në shtëpinë e Kris Jenner të gjithë familjen Kardashian/Jenner.
Lule, ëmbëlsira dhe shumë dashuri për më të vëgjëlit e familjes. Ndër ta edhe vajza bukuroshe, Stormi e cila është shndërruar në fëmijët më të komentuar në media dhe është ende 2 muajshe.
Kylie ka publikuar foto dhe videon me vajzën e saj dhe të dashurin, Travis, ata duken kaq të lumtur që në krahët e tyre kanë Stormi-n, e qeshur dhe e ëmbël, vetëm ajo di si të bëjë prindërit të lumtur.