Familja e re, Irina Shayk dhe Bradly Cooper shëtisin me vogëlushen

Çifti i famshëm Irina Shayk dhe Bradly Cooper kanë shijuar një shëtitje me vogëlushen e tyre Lea. Të dy prindërit janë veshur shumë thjesht, por ajo që të bie në sy është pamja e supermodeles 32 vjeçare. Ajo ka zgjedhur të veshë një bluzë me “Mickey Mouse” dhe një palë tuta të kuqe duke krijuar kështu pamjen e vajze më të re në moshë.

Ndërsa Bradly Cooper si zakonisht, sportiv. Burime pranë çiftit thonë se aktori 43 vjeçar kujdeset shumë për vajzën e tij dhe përpiqet ta argëtojë sa më shumë. Irina Shayk dhe Bradly Cooper janë në një marrëdhënie prej vitit 2015. Lidhja e tyre nisi teksa të dy i kishin dhënë fund marrëdhënieve të gjata.

Irina sapo ishte ndarë nga Christiano Ronaldo, ndërsa Bradly nga modelja Suki Waterhouse. Në mars të vitit 2017 çifti solli në jetën Lean.

Share With:
Translate »
1003 Views