Familja Hadid e gjitha në pasarelën e Tommy Hilfiger

Sfilita e Tommy Hilfiger mbyllet bukur për Gigi Hadid, në javën e modës në Londër. Ishin të shumtë personazhet e pranishëm në eventin “Tommynow”, si në rresht të parë, por dhe në pasarelë. Pas Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit, koleksioni i ri çan në kryeqytetin anglez, duke e shndërruar ndërtesën e famshme “Roundhouse” si në një stadium gjatë Super Bowl-it. Pasarela bashkoi familjen Hadid. Sfilata u hap me kalimin e Gigi, Bella e Anwar, të ndjekur nga një varg emrash të njohur të modës. Veshjet e supermodeles në bashkëpunim me shtëpinë e modës u paraqitën nga Elizabeth e Georgia May Jagger, Hailey Baldwin, Sara Sampaio, Jourdan Dunn e Lucky Blue Smith. Anwar është vëllai i modeleve tashmë të famshme dhe që kanë bërë goxha rrugë në këtë drejtim, pak i njohur për publikun, por jo për fushën e modës, ku ka qenë model për disa linja veshjesh.

 

Share With:
Translate »
729 Views