Familja mbretërore e xhindosur me të atin e Meghan Markle, kanë një arsye të fortë
Të gjithë kanë në familjen e tyre një pjesëtar që ndonjëherë vë në siklet pjesën tjetër të familjes. Mirëpo, kur je i famshëm, ose pjesë e familjes mbretërore, veprimet e njërit prej pjesëtareve cënojnë publikisht, si në rastin konkret Meghan Markle-n. Babai i Dukeshës së Sussex është vënë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të deklaratave të tij të vazhdueshme duke komentuar edhe Mbretëreshën Elizabeth II.
Sipas TMZ, familja mbretërore nuk është aspak e kënaqur që Thomas vazhdon të flasë në media, pasi po merr vëmendje duke folur për familjen mbretërore. Nga ana tjetër, sipas TMZ, sërish Meghan Markle nuk ka folur me të atin që nga dita e dasmës.
“Thomas Markle po shkel në një vijë të rrezikshme duke folur kaq shumë për familjen mbretërore. Nëse do të ketë një marrëdhënie normale me të bijën dhe dhëndrin, duhet të ndalojë së foluri”,-është shprehur një burim për TMZ.