Familja merr lajmin tronditës, 14 vjeçari i zhdukur gjendet i vdekur

Një person është gjetur i mbytur në Shkodër. Sipas informacioneve të para dyshohet se trupi i pajetë i përket 14-vjeçarit i cili prej datës 31 gusht rezulton i zhdukur. Bëhet fjalë për 14-vjecarin Valentin Çarkaj, për të cilin familja kishte dhenë alarmin, pas mungeses së gjatë në shtëpi. Sipas familjarëve ai shkoi të lahej së bashku me shokët, por më pas nuk është parë më. Familjarët thanë kur bënë denoncimin se ai jetonte jashtë vendit prej 14 vitesh dhe nuk e njeh fare qytetin.

Share With:
Translate »
1404 Views