Familjarët që kanë pushtuar Hollywoodin

Shumë persona të së njëjtës familje kanë mundur të çajnë në botën e kinematografisë e të muzikës dhe madje kanë pasur shumë sukses. “Business Insider” ka renditur disa prej emrave të njohur të ekranit, ndoshta jo shumë e dinë se kanë lidhje gjaku mes tyre.

Amerikanët Julianne e Derek Hough, motër e vëlla, të dy aktorë e balerinë, ajo edhe këngëtare. Janë bërë të njohur pasi kanë fituar disa edicione të “Dancing with the Stars”.

Shirley Maclaine e Warren Beatty, motër e vëlla, një dyshe e famshme aktorësh hollivudianë. Shirley një aktore me shumë çmime të fituara: një “Oscar”, katër “Golden Globe”, dy “BAFTA”, një “Emmy” dhe dy “Arinj të Artë”. Ndërsa Warren, është nominuar katër herë për “Oscar”, si aktori më i mirë, por e ka fituar vetëm si regjisor për filmin “Reds”.

Maggie e Jake Gyllenhaal, fëmijët e regjisorit Stephen Gyllenhaal, janë dy aktorë tepër të vlerësuar. Maggie ka fituar në vitin 2015 një “Golden Globe”, si aktorja më e mirë për serialin “The Honourable Woman”. Jake i shkoi shumë pranë “Oskarit”, duke u nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë joprotagonist”, për “Brokeback Mountain”.

Julia dhe Eric Roberts, emrat e tyre flasin vetë. Prej vitesh e renditur si ndër aktoret më të paguara hollivudiane, Julia ka fituar “Oscar” si aktorja më e mirë protagoniste për “Erin Brockovich”, në vitin 2001. Vëllai i saj, Eric ka dy nominime për “Golden Globe” dhe një “Oscar” si aktori më i mirë joprotagonist, për “Runaway Train”.

Peter e Jane Fonda, fëmijët aktorë të të paharrueshmit Henry Fonda. Peter është i njohur për interpretimin në “Easy Rider”, ndërsa Jane ka fituar dy “Oscar” si aktorja më e mirë, në vitin 1972 me “Klute” dhe më 1979-n për “Coming Home”.

John e Joan Cusack mund të jenë vëllai dhe motra që kanë interpretuar më shumë filma së bashku, plot 10 të tillë.

Tia, Tamera e Tahj Mowry, trioja e aktorëve të rinj. Ato të dyja të njohura për serialin “Sister, Sister”, Tahj për “So Goes My Love” e “Baby Daddy”.

Aktorët Jason e Justine Bateman janë bërë të njohur nga filmat, ai në “The Hogan Family”, ajo në “Family Ties”.

Aktorja Virginia Madsen e arriti kulmin e karrierës së saj në vitin 1984, me rolin e princeshës Irulan, në “Dune” të David Lynch. Ndërsa, vëllai i saj Michael Madsen është një ndër aktorët e pëlqyer të Quentin Tarantino, me të cilin ka punuar në “Reservoir Dogs”, “Kill Bill” dhe “The Hateful Eight”.

S’mund të mungonin David e Patricia Arquette, me një karrierë të gjatë dhe me filma të njohur. Aktorja ka edhe një “Oscar”, për rolin në “Boyhood”, në vitin 2013.

Share With:
Translate »
902 Views