Aktorja 13-vjeçare ka një pasuri të pabesueshme

Është vetëm 13 vjeç dhe Millie Bobby Brown ia ka fituar zemrën e Hollivudit. Britanikja e vogël ka lindur në Marbella dhe  është një diamant për fillimet e saj. Cilësia e interpretimeve, postura që merr para kamerës, vështrimi, stili dhe personaliteti janë një përzierje e përsosur që nuk ka kaluar pa u vënë re nga agjensitë e yjeve. Brenda dy vitesh protagonistja e serialit në Netflix, “Stranger Things”  është përfaqësuesja e Calvin Klein, Converse, Gucci, Burberry, Valentino dhe Louis Vuitton. Shpërfaq talent, besim dhe shumë siguri dhe për këtë revista Vogue e vlerësoi si femra që revolucionarizoi tapetin  e kuq me stilin e veshjeve të saj. Mjaft karizmatike dhe natyrale, ka 7 milionë ndjekës në Instagram.  Është një vajzë që është shndrruar në idhullin e masës. Nga Bournemouth, Angli, familja e saj bashkë me tre vëllëzërit u shpërngulën në Los Angeles në mëyrë që t’i përmbushej ëndrra e Millit për të qenë aktore. Ata ishin të bindur për talentin e saj dhe nuk dyshuan për të rifilluar një jetë në Florida, kur Milli ishte 8 vjeç. Aty mori mësimet e teatrit, ku luante 4 orë në ditë, çdo të shtunë. Gjatë një pjese teatrale një agjent e shquajti dhe e rekomandoi të shkonte në Los Angeles për të filluar karrierën e saj. Vetë ajo shprehet që ka patur ditë kur nuk mund të paguanim për ushqim ose për strehim, por lotët e atyre momenteve u kthyen në një mundësi për familjen e saj. Seriali i parë i “Stanger Things” arriti 22 milionë shikues vetëm në USA dhe 48 orë më vonë pas daljes një milionë në Twitter duke thyer një rekord në Netflix. Tani familja e saj ka një shtëpi në Atlanta dhe një tjetër në Los Angeles. Prindërit e saj nuk punojnë më, për t’iu kushtuar detyrave të reklamimit dhe këshillimit në temat e interpretimit. Vëllezërit e ndihmojnë në rrjetet sociale. Ajo shpreh vlerësimin e saj për prindërit dhe vëllezërit. Për çdo kapitull ajo ka marrë 26 000 euro. Pasuria e saj vlerësohet në 5,65 millonë euro, sipas Daily Mail, pasuri që vjen nga rroga si aktore dhe nga sponsorizimet. Sapo ka mbaruar së xhiruari filmin “Godzilla” që do të dalë për publikun në vitin 2019 dhe ka arritur të fitojë 870.000 euro si rrogë dhe 5% nga shitjet e filmit. Nëse do të ketë një seri të dytë fitimet do të shtohen me 2.6 milionë euro. Nuk po triunfon vetëm si aktore, në shumë raste Millie ka treguar se ka dhunti edhe si këngëtare, pavarsisht se ka lindur me një humbje të pjesshme të dëgjimit nga njëri vesh. Ajo shpreson që një ditë të luajë në Broadway si Matilda. Krahasohet me Meryl Streep dhe Jodie Foster. Kritika e adhuron.

Share With:
Translate »
698 Views