Familje artistësh: Shihni ç’i ka bërë Sia shtëpisë

Vitin e kaluar çifti shumë i dashur për publikun, Amarda dhe Ermal u bënë prindër për herë të dytë. Ami solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin e veçantë Sia.

Ermali dhe Ami postojnë shpesh foto e video me vogëlushen e cila rritet dita ditës.

Së fundmi Ermali ka filmuar Sian teksa në xhamin e dritares vizatonte e luante duke përdorur djath bebe. “Vepër arti me djath bebe, bravo, instalacion”, shprehet Ermali gjatë videos të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Familje skulptorësh”.

Share With:
Translate »
1006 Views