Një djalë i ri shan dhe godet shoferin e autobusit në Tiranë! Pasagjerët, gra e fëmijë ulërasin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një autobus në Tiranë.

Një djalë i ri ka sharë dhe goditur pa ndalim shoferin e një autobusi me pretendimin që është vonuar shumë.

Në një video të publikuar nga “Aksidente rrugore”, shihet që i riu në disa momente sulmon me shqelma dhe grushte shoferin, ndërsa pasagjerët ulërasin të alarmuar.

Disa persona pasagjerë në autobus mundohen ta ndalojnë të riun, i cili për asnjë moment nuk ndalon së shari me fjalë banale.

Në një moment ai ka sharë edhe pasagjerët e tjerë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, për shkak se ata i kanë dalë në mbrojtje shoferit dhe kanë kërkuar që i riu të zbresë nga autobusi.

Nuk e di sa e vështirë është të identifikohet ky tipi, por ky vendin e ka ne burg!Dhune ndaj drejtuesit te autobuzit ne ecje me pretendimin qe je vonuar shumë?‍♂️??‍♂️—————Fjalor +18

Posted by AKSIDENTE RRUGORE on Saturday, September 7, 2019

Share With:
Translate »
423 Views