Fansat kritikojnë djalin e David Beckham për foton me pistoletë

Djali i Victoria dhe Brooklyn Beckham është kritikuar rëndë nga fansat pasi në setin e tij të ri ishte një fotografi me armë në dorë.

18-vjecari duket se do ti hyjë botës së modelingut pasi kohët e fundit filloi një kurs universitar në Nju Jork.

Në imazhet që i ka bërë fotografi Damon Baker, Brooklyn shfaqet në poza të ndryshme ku ndër to mban edhe armë në dorë.

“Nuk je gangster nga lagjet e njohura. Nuk ke nevojë për armë ose të shtosh popullarizimin e dhunës ndaj armëve,” – ishte një ndër komentet.

Kishte plot reagime të tjera që thonin se ai po mundohet që të reklamojë dhunën e rëndë si dhe vrasjet e shumta që bëhen prej përdorimit të armëve.

Share With:
Translate »
802 Views