Shkodran Mustafi publikon foton e parë me familjen e re

E kishim parë me partneren e tij elegante, Vjosa Kaba, bashkëshortja e tij që nga vera e vitit të kaluar. E kemi parë edhe me të bijën të lindur këtë korrik, që ia ka rrëmbyer zemrën babait të ri, si çdo vajzë ia rrëmben babait, por asnjëherë nuk e kishim parë familjen e plotë. 

Sot, për Kurban Bajram, futbollisti i Kombëtares gjermane me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë ka uruar festën, shoqëruar me një foto familjare…

Vjosa duket shumë elegante, Mustafi një baba i gëzuar, ndërsa e bija, më në fund është e zgjuar, por sërish e ka zgjedhur vetë drejtimin nga duhet të shohë, por ne na mjafton ai profili topolak i zbukuruar edhe më shumë prej fjongos që ka në kokë.

Fotoja kampione!

Share With:
Translate »
1088 Views