Fansat kryqëzojnë Kim Kardashian ” Nënë e pakujdesshme”

Një foto që Kim Kardashian ka postuar në rrjete sociale duket se nuk u ka pëlqyer ndjekësve të saj, sidomos nënave. Vogëlushi Saint West shfaqej i ulur në sediljen e tij personale në makinë, por duket se ky pozicion i vendosjes së sediljes për disa nëna nuk është i duhuri. Komentuesit e kanë kritikuar seks-simbolin e njohur duke i komentuar se sedilja e një fëmije në fakt duhet vendosur me shpinë me sediljen e pasagjerit dhe shoferit dhe jo përballë, një metodë e cila aplikohet në Gjermani. Por ka pasur edhe nga ata që e kanë mbrojtur Kim-in, duke u shprehur se shumë nëna i ulin fëmijët në këtë mënyrë, madje për disa është më e sigurt kjo vendosje e sediljes, që fëmija të ulet mbrapa përballë në mënyrë që nëna të jetë në gjendje ta shohë fëmijën.  “Sapo lexova që deri në moshën 4-vjeçare është më e sigurt që fëmija të ulet mbrapa përballë.  Si nëna duhet ta mbështesim njëra-tjetrën dhe jo ta kritikojmë”,- shprehet një komentuese.

Share With:
Translate »
810 Views