Fedez reagon me një videomesazh për komentuesit që i uruan vdekjen djalit të tij të vogël
Komentuesit anonimë shkojmë larg, shkojmë përtej çdo limiti njerëzor e moral. Edhe pse s’kanë fyryrë e emër, ajo që ndodh online është e paimagjinueshme për një mendje normale. Një rast është ai që ka ndodhur me Fedez, artistin italian dhe bashkëshorten e tij Chiara Ferrgani ku komentuesit që nuk e duan atë, i kanë uruar të birit 5 vjeç vdekjen dhe kancerin.
Fedez nuk e ka lënë më një block, por ka vendour ta përballojë këtë temë që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese në rrjet.
“Ju e dini kush jam unë. Ju e dini gjithashtu se ku jetoj. Ju dini gjithçka për mua. Unë nuk fshihem pas një pseudonimi të rremë. Marr përgjegjësinë për atë që bëj. Ka ardhur koha që të bëhet kështu edhe për ju. Mendon se nuk mund ta bëj? Nuk më intereson të të denoncoj, më duhet vetëm ta bëj denoncimin që të di se kush je”, këto janë fjalët e Fedez pas denoncimit në polici.
Dikush në X postoi foton e Leones, djalit të Fedez shkrepur në stadiumin San Siro, shoqëruar me mallkime dhe kërcënime.
Fedez e ka denoncuar në Polici rastin.
Një njeri publik përballë një anonimi që vjell vrer e mallkime.
Po pse?