Fejesa, martesa dhe fëmijët: Olsi dhe Egli hapin thesin dhe i thonë të gjitha

Olsi Bylyku u surprizua mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” nga e dashura e tij, Egli. Ajo u shfaq në program e veshur me përparëse dhe i solli disa hamburger, si ushqimi i preferuar i aktorit.

Gjatë bisedës me Arbana Osmanin, çifti treguan planet e tyre për të ardhmen. Ata thanë se duan t’i marrin gjërat me rradhë, duke nisur nga fejesa, martesa e deri te fëmijët.

“Të them të drejtën unë dasmën e kam qejf. Gjithmonë kam menduar me veten time që nëse nuk dashurohem një ditë, do martohem vetëm sepse dua të bëj dasmë. Tani që jam i dashuruar sigurisht që dua të bëj dasmë, pse të mos festojnë dhe familjet?”, tha Olsi.

“Jemi çift tradicional, na pëlqejnë këto gjërat hap pas hapi, fejesa, martesa, fëmijët”, shtoi Egli.

Share With:
Translate »
303 Views