Justin Timberlake është një nga këngëtarët më të mirë, por jo për djalin e tij!

Justin Timberlake mund të jetë një nga këngëtarët më të famshëm në botë, por djali i ti 6-vjeçar nuk është shumë i surprizuar për këtë fakt. Bashkëshortja e këngëtarit, Jessica Biel ka treguar se çfarë mendon djali i tyre i madh kur dëgjon ndonjë këngë të Justin. Moderatorri Jimmy Fallon e pyeti Biel nëse djali i tyre, Silas, është i lumtur që babai i tij bën zërin e njërit prej personazheve të filmit të animuar “Trolls” apo që e ëma bën të njëjtën punë në spektaklin për fëmijë “Pete the cat”.

“Silas është i lumtur me Justin për shkak të Branch. Ndërsa kur dëgjon këngët e tij mund të thotë ‘Oh po, ky është babi. Nuk ka ndonjë gjë të madhe’.

Ndërsa për Pete the Cat unë jam përpjekur që ta bëjë atë ta shikojë, por ai nuk e shikon. Dhe ndonjëherë më thotë, ‘Mami, bëj një nga këta zërat në spektakël’. Dhe unë i them ‘Po ti nuk e ke parë ndonjëherë as që e di si është’”, tregoi Jessica duke qeshur.

Biel dhe Timberlake janë gjithashtu prindër të një djali më të vogël, të quajtur Phineas, i cili erdhi në jetë vitin e shkuar. Kur u pyet nga Fallon nëse dy djemtë janë miqësuar me njëri-tjetrin, Jessica e pohoi këtë gjë.

“Janë bërë miq të mirë dhe në fakt isha e shqetësuar. Ti nuk e di asnjëherë se çfarë do të ndodhë dhe si do të ndjehet fëmija më i madh për të voglin. Por ata të dy kënaqen me njëri-tjetrin dhe është diçka e mrekullueshme që t’i shohësh kështu”, tha Biel.

Share With:
Translate »
335 Views