Dëshmia: 13-vjeçarja u hodh nga maja e shkëmbit për t’i shpëtuar flakëve

Dëshmitë që vijnë nga Greqia fqinje, aty ku zjarret i morën jetën të paktën 77 personave janë të shumta. Pjesa më e madhe e tyre janë vërtetë tronditëse.

Një prej dëshmitareve në fshatin e Matit, në lindje të Athinës që u shkrumbuar thuajse i tëri tregoi për një vajzë të vogël, e cila u hodh nga maja e një shkëmbi, në mënyrë që t’i shpëtonte flakëve që po afroheshin.

Duke folur për “newsit.gr”, Maria Patsiou tha se 13-vjeçarja u hodh duke menduar se do të arrinte detin. Fatkeqësisht ajo u përplas në shkëmbinj dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Dëshmitarja rrëfeu se kishte dëgjuar të qara e më pas kishte parë të miturën duke u hedhur.

“Kur u afrova pashë që vajza kishte vdekur menjëherë. Ajo kishte gjithashtu djegie të shumta në trup”, tha Patsiou, e cila shtoi: “Ishte si 11 Shtatori, më kujtoi njerëzit që hidheshin nga Kullat Binjake”.

Share With:
Translate »
645 Views