Ju e kujtoni akoma si vogëlushin e “Home Alone”, por Macaulay Culkin pasi u bë baba tanimë edhe është fejuar!

Macaulay Culkin dhe Brenda Song janë nisur drejt altarit! Çifti prej katër vitesh dhe prindërit e rinj të djalit 9-muajsh Dakota janë fejuar, thotë një burim për “People”. 33-vjeçarja, Song u fotografua duke mbajtur një unazë diamanti në dorën e saj të majtë.

Sjellim në vëmendje se Culkin dhe Song u takuan në xhirimet e Changeland në Tajlandë dhe lajmi i lidhjes së tyre u bë publik në Korrik të vitit 2017 teksa ata u fotografuan duke ngrënë darkë në një restorant italian në Los Anxhelos. Muajin tjetër, Song postoi një foto në grup në Instagram, në të cilën ajo pozonte përkrah Culkin.

Ndërkohë në Prill të vitit të kaluar, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, djalin Dakota.

“Jemi shumë të gëzuar”, thanë Culkin dhe Song në një deklaratë të shkurtër për ardhjen e fëmijës së tyre të parë.

Song dhe Culkin e mbajtën lidhjen e tyre private në mediat sociale, megjithëse aktorja e Dollface ndau një mesazh të veçantë në Instagram për dashurinë e saj në Gusht 2020 në ditëlindjen e tij të 40-të/tvklan.al

Share With:
Translate »
64 Views